Lexoni me kujdes politikat e privatesisë për faqet e Internetit të cilat i përdorni. Mbajini të gjitha programet kompjuterike (duke përfshirë edhe browser-in tuaj) në përditësim automatik.
Keshillohet të mos ruhen në browser username dhe password të adresave tuaja email apo kredenciale logimi në sisteme të ndryshme. Përdorni programe kompjuterike si firewall, antivirus, antispam, antispyware, apo software të tjera për mbrojtjen e lundrimit tuaj në rrjet. Programe të tilla me License nga prodhuesit garantojnë mbrojtje shumë të mirë të pajisjeve tuaja që përdorin internetin. Vendosni fjalëkalime me karaktere dhe shkronja të vecanta për të mbrojtur lidhjen tuaj wireless në shtëpi. Instaloni update (përditesimet) e sistemit operativ Windows të quajtur ‘Windows Update’ i cili është një shërbim qe ofron Microsoft dhe kjo e lejon kompjuterin tuaj të qëndrojë i përditësuar dhe larg kërcënimeve të sigurisë si viruse apo malware dhe komponentëve të tjera të dëmshme. Vizitoni Windows Update në faqen www.microsoft.com për të përditësuar kompjuterin tuaj. Microsoft njofton shpesh në kompjuterin tuaj për software updates (rifreskime të programeve) që janë projektuar për të zgjidhur kërcënimet e sigurisë dhe sugjerojme ti pranoni këto përditësime.
Perpara se te vendosni te dhenat tuaja, shikoni per shenja te sigurise qe nje Web faqe mund
te kete; Web https ("s", e siguruar) dhe nje çeles te mbyllur afer. Asnjehere mos jepni te
dhenat tuaja ne pergjigje te nje e-maili, etj. Publikoni sa me pak detaje qe iu
identifikojne juve apo vendndodhjen tuaj.
Kujdes!
Mos publikoni online gjera per te
cilat
nuk deshironi te jene publike Informacion me te detajuar per mbrojtjen e te dhenave
personale do te gjeni me poshte.
Mendoni perpara se te bashkengjitni skedare a foto, apo te klikoni mbi nje link ne nje e-mail; ne qofte se ju nuk i njihni derguesit, ata mund te jene te rreme. Jini te kujdesshem kur klikoni link-e te ndryshme ne internet. Mos ndani me njerez te panjohur e-mail adresen tuaj private dhe mbajeni per vete fjalekalimin. Gjate plotesimit te formulareve te ndryshem plotesoni vetem fushat e kerkuara (ato te shenuara me yll *). Vertetoni se faqja e Internetit eshte e sigurt duke kerkuar shenja identifikuese; Mos publikoni identitetin tuaj kur luani lojera online, por perdorni nofka per veten tuaj (pseudonime);
Krijoni fjalekalim me te pakten tete karaktere (sa me i gjate, aq me i mire) dhe perfshini ne te germa te medha dhe te vogla, numra dhe simbole. Mos perdorni te njejtin fjalekalim kudo.
Perpara se ti lexoni, shikoni me kujdes emertimet/titujt e emaileve qe merrni, sidomos ato me tituj “fitues”, mesazhet me shenime si “gabim”, mesazhe me gabime gramatikore, mesazhet me kerkesa per te dhenat tuaja personale, si numra llogarie, karte krediti, etj. Mendoni se jo gjithmone ajo qe duket shume e mire, eshte e tille.
Per t’u regjistruar dhe perdorur disa rrjete sociale, si psh “Facebook”, “Tweeter/X”, “Instagram”, etj, zakonisht kerkohet qe mosha e personit te jete mbi 13 vjeç. Shikoni per mundesine “Rregullo privatesine” ne rrjetet sociale, per te menaxhuar se cilet persona mund te shohin profilin tuaj. Kontrolloni se si njerezit mund t’ju kerkojne ne rrjet dhe te bejne komente. Gjithashtu, mesoni se si mund te bllokoni hyrjet e padeshiruara. Mos postoni çdo gje qe ju mendoni. Perzgjidhni me kujdes pranimin e miqve te rinj, si dhe rishikoni periodikisht se çfare miqte publikojne ne lidhje me ju.
Mbrojtja e te dhenave personale garantohet me perpunimin ne menyre te ndershme, te drejte dhe te ligjshme te ketyre te dhenave nga kompania jone per permbushjen e detyrimeve kontraktuale apo ligjore te kompania jone qe rrjedhin prej Kontrates se Pajtimit nenshkruar mes paleve, si dhe rritjen e cilesise se sherbimeve ndaj pajtimtareve. Kompania jone do te veproje vetem ne perputhje me parimet ligjore per perpunimin e te dhenave personale, siç jane parashikuar ne Ligjet nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”, i ndryshuar dhe nr. 9918, date 19.05.2008 “Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, si dhe kuadrin rregullator perkates ne fuqi.
Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese qe te marre nga kompania jone: konfirmimin nese te dhenat personale po i perpunohen ose jo, informacion per qellimin e perpunimit, per kategorite e te dhenave te perpunuara dhe per marresit e kategorite e marresve, te cileve u perhapen te dhenat personale;:
Kompania jone brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje pajtimtarin mbi kerkesen e tij dhe informacioni per te dhenat komunikohet ne formen, ne te cilen ishin ne kohen kur eshte bere kerkesa. Ne rast se nuk i jepet informacioni, kompania jone duhet t’i shpjegoje pajtimtarit arsyet e mosdhenies se informacionit. Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e te dhenave kur konstaton se te dhenat e tij nuk jane te rregullta, te verteta, te plota, ose jane perpunuar dhe mbledhur ne kundershtim me dispozitat e Ligjit nr. 9887, date 10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave personale” i ndryshuar. Kompania jone, brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje Pajtimtarin per perpunimin e ligjshem te te dhenave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit ose fshirjes te te dhenave.